Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj këtë të premte do të mbajë një takim në Kryesinë e Kuvendit me ambasadoren amerikane, Yuri Kim.
Mësohet se pjesë e diskutimeve kryesore do të jetë në kuadër të emrit të presidentit të ri në Shqipëri.
Sakaq, këtë paradite Taulant Balla ka konfirmuar se PS do t’i kërkojë kryetares së kuvendit shtyrjen e konferencës së kryetarëve, që do të diskutonte mbi axhendën parlamentare të zgjedhjes së presidentit.
Ku sipas këtij të fundit, shtyrja është parë si nevojë për t’i dhënë më shumë kohë grupeve parlamentare të opozitës, që të mund të bëhen pjesë e procesit, pavarësisht përplasjeve të brendshme të momentit në Partinë Demokratike.