“PO iki në punë”, arrestohet drejtori i komanduar i burgut të Reçit (Detaje)

Ervis Zika, drejtori i komanduar i burgut të Reçit në Shkodër është vënë në pranga në Lezhë.

Mësohet se ai është telefonuar nga SHKBB dhe ka pohuar që po ikën në burg për të vijuar punën si normalisht, por në Lezhë është prangosur.

Ziku akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe futja e sendeve të ndaluara në ambientet e burgut. Urdhri për arrestimin e tij është dhënë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në lidhje me vjedhjen ka marrë dhe një karburant duke firmosur kartela fiktive. Për abuzim me karburantin janë duke u hetuar edhe ish-zyrtarë të tjerë. Ndërkohë që ka hyrë në regjim pa kaluar në skaner dhe ka dyshime që ka futur sende të ndaluara.

 


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *