Policia e Kosovës sulmohet sërish në veri, nuk ka viktima

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të martën, 26 prill, se në orët e para të mëngjesit është sulmuar me armë zjarri një njësi patrulluese kufitare e saj në Zupçe të Zubin Potokut.

Sipas saj, përveç dëmeve materiale në automjet, nuk ka raportime për zyrtarë policorë të lënduar.

Komunat në veri të Kosovës, si Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, janë të banuara me shumicë serbe.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branislav Radoviq, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se sulmi ka ndodhur në rrugën kryesore në fshatin Zupçe, në afërsi të kopshtit të fëmijëve dhe dyshohet se vetura zyrtare e policisë kufitare është qëlluar me armë zjarri.

Në ora 11:28, Njësia e Forenzikës Ligjore nga Prishtina, si dhe Njësia për Terrorizëm, kanë inspektuar vendin në fshatin Zupçe, ka konfirmuar Radovic.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *