Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka bërë me dije ditën e sotme se ka pasur një rritje të ndjeshme për viza amerikane pas zgjatjes së afatit kohor deri në 10 vite.
Me anë të një postimi në “Tëitter”, ambasadorja shkruan se kjo ka sjellë vonesa për intervistat në ambasadë.
“Pas shpalljes së vizave amerikane 10-vjeçare për shqiptarët dhe lehtësimit të kufizimeve të COVID-it në udhëtime, ka pasur rritje të aplikimeve për viza, gjë që ka sjellë pritje të gjata për intervista. Ne e dimë se kjo është frustruese dhe stafi ynë konsullor po punon fort për të shkurtuar kohën e pritjes. Në raste urgjence të vërteta (për shembull trajtim mjekësor, vdekje familjare, programe studentore ose shkëmbimi me afate të caktuara ju lutemi kërkoni proces të përshpejtuar kur të aplikoni. Ju gjithashtu mund të shkruani në adresën [email protected] PASI të keni bërë kërkesën për proces të përshpejtuar”, shkruan Kim.
(1/3) “Pas shpalljes së vizave ?? 10-vjeçare për shqiptarët dhe lehtësimit të kufizimeve të COVID-it në udhëtime, ka pasur rritje të aplikimeve për viza, gjë që ka sjellë pritje të gjata për intervista… https://t.co/nQ2tf7O5CD
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) April 26, 2022
/Priza.al