Përfshihet nga flakët lokali në Borsh, zjarrëfikësit hasin vështirësi për ta shuar

Një biznes i vogël është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Borsh të bashkisë së Himarës.

Mësohet se 4 forca zjarrëfikëse u munduan më shumë se një orë për të shuar flakët.

Godina një katëshe shërbente si lokal në zonë dhe po bëhej gati për sezonin turistik. Bëhet me dije se nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *