(DOKUMENTI) Butrinti me koncesion sekret, i depozituar në Kuvend me vetëm 1 nen

Pamje ajrore e Kalase se Ali Pashe Tepelenes, ne Butrint. Kalaja ndodhet në bregun e majte te kanalit te Vivarit dhe eshte ndertuar rreth vitit 1807 e me pas rindertua po prej Ali Pashe Tepelenes me 1819 me nje siperfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla. Deri me 1820 ka qene rezidenca e dyte e Pashait te Janines dhe u ndertua per te perballuar rezistencen franceze kur ata moren ne kontroll Korfuzin dhe kerkonin te depertonin ne qytetin e Butrintit./r/n/r/nAerial view of the Castle of Ali Pashe Tepelena, in Butrint. The castle is located on the left bank of the Vivari canal and was built around 1807 and then rebuilt by Ali Pashe Tepelena in 1819 with an area of 4-5 hectares with three entrances and 3 towers. Until 1820 it was the second residence of the Pasha of Ioannina and was built to withstand the French resistance when they took control of Corfu and sought to enter into the city of Butrint.

Në faqen zyrtare të parlamentit të Shqipërisë, marrëveshja që e jep Butrintin me koncesion, ka vetëm 1 nen.

“Sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji”, thuhet në dokument, por “tekst” nuk ka. Neni i dytë e fut në fuqi.

Dokumenti i depozituar në Kuvend ka vetëm 1 nen
Dokumenti i depozituar në Kuvend ka vetëm 1 nen

Sakaq “Zëri i Amerikës” e pati njofuar në  fillim të muajit se sipërfaqa po reduktohej duke u hapur rrugë investimeve .

“Në janar të këtij viti qeveria shqiptare mori një tjetër vendim duke reduktuar sipërfaqen e zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit nga 9.424,2 ha në 8.622,2 ha në kuadër të shqyrtimit të kufijve të disa parqeve natyrore dhe kombëtare në vend.

Sipas hartës së bashkëngjitur vendimit të qeverisë për Butrintin, një sipërfaqe prej rreth 800 ha nga Manastiri, Gjiri i Hartës dhe deri në kufirin jugor tek Gjiri i Pemës së Thatë, nuk përfshihet më në statusin e zonës së mbrojtur, duke i hapur rrugën investimeve turistike”, thuhet në artikullin e VOA-s.

Me sa duket Qeveria Shqiptare e vendosi perlën e arkeologjisë në menaxhim të huaj me një marrëveshje sekrete.

Duke lënë disa pikëpyetje pa përgjigje:

Përse mohohet transparenca për Butrintin?

Nëse koncensioni është në interes të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, atëherë pse u mbahet atyre sekret?!

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa reagoi sot në një përballje pothuajse fizike me ministren e Kulturës për këtë çështje. Zhupa e quajti absurd faktin që teksti i një marrëveshjeje mbahet sekret, sikur të bëhej fjalë për një bazë ushtarake bërthamore, dhe jo një sajt arkeologjik.

Pak histori

Një traktat kulturor midis Italisë dhe Shqipërisë në 1926, ratifikon që çdo objekt i gjetur në zbulimet arkeologjike t’i ngelej vendit përkatës dhe asgjë nuk duhej të emigronte.

Kont Ugolini, njeriu që zbuloi Dean e famshme të Butrintit, citon marrëveshjen arkeologjike: “Misioni arkeologjik nuk merr me vete as kopje të dytë të objekteve të gjetura”. Më poshtë ai shkruan: “I vetmi ekzemplar arkeologjik i hyrë në Itali është Koka e Deas së Butrintit, e dhuruar nga Mbreti Zog, Shkëlqesisë së Tij Mussolinit”.

Të gjitha këto gjenden në librin “Butrinti, miti i Eneas – gërmimet e Luigjit” (Ugolini 1937 / XV Instituti Grafik Tiberino).

Në vitin 1981, koka e Deas u kthye në Shqipëri. Sot gjendet e ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *