Deputeti i Partisë Demokratike, i cili është ndër të parët që ka mbështetur “Rithemelimin” ka deklaruar ditën e sotme se ambasadorja e SHBA në Tiranë , Yuri Kim, ka ndërhyrë në mënyrë flagrante në gjykatë.
Ai tha në “Syri Tv” se ish-kryeministri Sali Berisha ka disa burime informacioni që e vërtetojnë këtë.
“Berisha tha se ka tre burime informacioni që e vërteton këtë. Ndërhyrja është bërë dhe publikisht, kërcënimet e gjykatës që Kim i quan normale. Në cilin vend demokratik të botës mundet një ambasador t’i japë urdhra gjykatës”, tha Paloka.
Sipas tij diplomatja e SHBA që kur ka ardhur në Shqipëri, ka sulmuar opozitën vazhdimisht.
“Edhe para shpalljes non grata të Berishës. I kam thënë Bashës dil reago kur ambasadorja sulmon. Ai nuk e ka kundërshtuar kurrë, dihen reagimet e tij.”, u shpreh deputeti Paloka.