Moti këtë të mërkurë, parashikohet të jetë i kthjellët me zhvillim vranësirash përgjatë maleve në orët e mesditës.
Sakaq, pritet që gjatë mesditës të ketë reshje shiu në zonat malore.
Ndërkohë, era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 ballë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2 gradë celsius deri në 22 gradë celsius