Rusia ka filluar të bllokojë furnizimin me gaz në Poloni, raporton Reuters, duke cituar të dhëna nga rrjeti i operatorëve të transmetimit të gazit të Bashkimit Evropian.
Shkak për këtë të fundit është bërë refuzimi i Polonisë për të paguar gazin në monedha ruse.
Nga ana tjetër kompania shtetërore polake e gazit pohon se nuk ka shqetësime të menjëhershme për furnizimin.
Kërkesa është gjithashtu më e ulët me ardhjen e verës në vend. Si dhe depoja nëntokësore e gazit është pothuajse 80% e mbushur.