“Vendimi cënon interesat e mia”/Tahiri depoziton zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme rekursin

Këtë të mërkurë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka depozituar rekursin, kjo kërkesë Gjykatës për pezullimin e dënimit me burg.

Kujtojmë se ish-ministri është dënuar me 3 vite e katër muaj burg.

Njoftimi i GJKKO:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, më datë 26.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u depozitua dhe u regjistrua rekursi nr. 79, datë 26.04.2022, paraqitur nga i pandehuri S.T., ndaj vendimit nr. 03, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin u deklaruan fajtorë të pandehurit S.T. dhe J.Ç. për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Në rekursin e Tahirit në Gjykatën e Lartë thuhet se vendimi i marrë cënon interesat e tij, dhe për këtë shkak kërkon prishjen e këtij vendimi.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, u dënua për shpërdorim detyre me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie.

“Z.Tahiri ka mbajtur funksionin e ish Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë. Ai rrezikon dhe mund të bëhet objekt i personazheve të krimit që ndodhen duke kryer dënimin në IEVP Fier. Nga ana tjeter edhe familja e tij gjendet e ekspozuar ndaj pasoja të mundshme.

Nga rekursi bashkëlidhur është e qartë që vendimi nr.03, datë 04.03.2022 i Gjykatës së Posaçme të Apelit është një vendim i marrë në shkelje flagrante të ligjit sa i përket procesit të rregullt ligjor dhe vijimi i ekzekutimit të tij cënon rëndë jo vetëm interesat e të dënuarit Saimir Tahiri, por edhe të drejtësisë”, thuhet ne vijimin e kerkeses bashkangjitur rekursit drejtuar Gjykates.

Vetë Tahiri është duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit, me urdhër të GJKKO-së.

Në rekursin e Tahirit thuhet po ashtu se familja e tij gjendet e ekspozuar ndaj pasojave të mundshme dhe se vendimi cënon rëndë interesat e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *