Drejtori i Policisë së Shtetit do të mbajë një takim me strukturat arsimore.
Në një njoftim për mediat mësohet se të pranishëm krah Nanos do të jenë përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Tiranë, drejtorët e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Tiranës, presidentët e qeverive të nxënësve dhe oficerët e sigurisë në këto shkolla.
Sakaq, ende nuk dihet se për çfarë do të diskutohet në këtë mbledhje, por çështja kryesore mund të jetë siguria në shkolla.
Nuk dihet nëse do të flitet edhe për përdorimin e kanabisit nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, kryesisht atë të llojit ‘Bonzai’ drogën vdekjeprurëse në Shqipëri.
Njoftimi i Plotë:
“Në orën 12:00, në një nga sallat e hotel “Sheraton”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano do të zhvillojë një takim me pjesëmarrjen e Drejtorisë Arsimore Tiranë, drejtorët e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Tiranës, presidentët e qeverive të nxenësve dhe oficerët e sigurisë në këto shkolla. Ju ftoj të merrni pjesë!”- shkruhet në njoftim.
Lexo edhe: