Partia Socialiste bën lëvizjen e rëndësishme, zbardhet çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00.
Partia Socialiste do të mbledhë pasditen e të mërkurës, në orën 18:00 Kryesinë. Mësohet se në këtë takim do të vendoset edhe data e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare e cila do të vërë në zbatim vendimet e Kongresit.
Sakaq, në këtë mbledhje pritet të bëhen edhe propozime në lidhje me emrin e presidentit.
Kujtojmë se dje kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se në javën në vijim do të zhvillohet takimi me shoqërinë civile për të dëgjuar propozimet e tyre.
Ndër të tjera pritet edhe lëvizjet e mazhorancës për kandidaturën fituese për Presidentin e ri.