Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku janë duke zhvilluar një takim me një grup kompanish lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE.
Mësohet se kompani të ndryshme janë të gatshme për t’u përfshirë në zbatimin e planit ambicioz të transformimit të Shqipërisë në eksportues neto i energjisë dhe kampione e Ballkanit për energjinë.
Në takim ka marrë pjesë dhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim.