Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim te Pallati i Brigadave me kompani lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE.
Rama pohon se është këto kompani janë gati të përfshihen në planin për transformimin e Shqipërisë në eksportues neto të energjisë.
“Për herë të parë deri tani do të përfaqësoj entitetin më të vogël sa i përket konferencës është tillë dhe duhet ta vlerësoj një audiencë të tillë që së bashku ka një audiencë të madhe. Edhe pse jam më i gjati ju mirëpres të gjithëve jam krenar që ky grupim i vogël nga numri por i madh nga fuqia dhe pushteti që vepron për të mirësuar botën ndodhet në Tiranë dhe ju të gjithë jeni pjesë e saj.
Ju falënderoj të gjithë, ju dëshmoni interesin tuaj që së bashku të zhvillojmë atë që është program ambicioz program ndryshimi për Shqipërinë dhe rajonin. Është vlerë e shtuar që ky ndryshim mund të na bashkojë për të ardhmen. Duhet të krijojmë një pavarësi nga gazi rus. Impianti i Vlorës i energjisë në përpunim të energjisë që dëshmon se shumë gjëra që po ndodhin me energjinë diellore. Është ëndrra e gjatë e hidrocentralit të Skacivës e cila do të rrisë 20% prodhimin e energjisë e cila do të na japë neve një shtytje përpara drejt pavarësisë së energjisë elektrike”, tha Rama.