Është konfirmuar rasti i parë i gripit të shpendëve H3N8 te njeriu, në Kinë.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë bën me dije se i infektuari me virusin H3N8 është një djalë 4-vjeçar nga provinca Henan.
Mësohet se i infektuari kishte kontakt të përditshëm me shpendë në shtëpinë e tij.
Kujtojmë se ky variant H3N8 është gjetur edhe më herët te kuajt, qentë, zogjtë dhe fokat, por rastet e H3N8 nuk janë raportuar kurrë më parë te njerëzit, pohoi Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë.