‘Dorëzohet’ Meta?/ Presidenti: Do dekretoj çdo shumicë që do të dalë nga 25 prilli, por…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaroi mbrëmjen e sotme se do të dekretojë çdo shumicë që del nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

I ftuar në një televizion lokal, Meta tha se, PS ka qenë një parti demokratike duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për tjetërsimin e saj.

“Do dekretoj çdo shumicë që do të dale nga 25 prilli, nga zgjedhjet e lira dhe te ndershme. Do t’i besoj rezultateve që shikoj unë. Do dekretoj atë shumicë që fiton numërim më të madh të mandateve. Besimi më i madh është tek populli shqiptar. Çështja e zgjedhjeve i takon çdo prindi, fëmije, nënë dhe babai.

Jam i vetmi politikan në Shqipëri, që çështjen e integrimit e kam pasur prioritetin e tij kryesor. Partia Socialiste ka qenë një parti demokratike, Edi Rama e tjetërsoji përmes strukturave të kapjes që ka instaluar, si parti-shtet”,- tha Meta.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *