Këtë të mërkurë po mbahet aktiviteti informues i mbylljes së sporteleve të shërbimeve publike, si dhe prej datë 1 Maj këto të fundit do kalojnë online me qëllimin përmirësimin e shërbimit të administratës publike ndaj qytetarëve dhe biznesit.
Sakaq, Rama e konsideroi krenari të vetën faktin që Gjermania njohu patentat shqiptare, të cilat sipas tij buronin nga një proces i pagjurmueshëm.
“Ishte e paimagjinueshme që Gjermania të njihte lejet e drejtimit të Shqipërisë të cilat buronin nga një proces i pagjurmueshëm. Ka pasur leje drejtimi që janë dhënë në mënyrë të parregullt, kjo e bënte të pamundur që Gjermania të njihte lejet e drejtimit të Shqipërisë.
Mua më kujtohet kur e kam ngritur këtë çështje për herë të parë që ishte kërkesë insistuese atyre shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. Rreshti i palës gjermane i rrudh në fytyrë sepse ishte kërkesë e pakonceptueshme për to se si mund Shqipëria të ishte e barabartë në këtë.
Ka qenë krenaria ime kur inspektimi i Gjermanëve ishte pozitiv. Gjermanët dolën të shokuar sepse nuk e prisnin atë realitet të transformuar rrënjësisht. Vetëm përmes digjitalizimit është realizuar.