‘Ballkani i Hapur’/ Vuçiç jep detaje nga biseda me Ramën

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç përmes një postimi në Instagram ka zbuluar se ka biseduar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe janë dakorduar për takimin e radhës. Sipas tij ‘Ballkani i Hapur’ do të mbahet gjatë muajit Qershor në Ohër, këtë e ka bërë të ditur presidenti i Serbisë, Vuçiç.

Kemi rënë dakord që në kuadër të iniciativës ‘Ballkani i Hapur’ në fillim të shtatorit në Beograd të organizojmë një panair turizmi, verërave dhe të specialiteteve të kuzhinës nga rajoni. Ne kemi planifikuar gjithashtu një takim në Ohër në qershor për të nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në kulturë e turizëm”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Takimi i fundit i Open Balkan u zhvillua më 21 dhjetor të vitit të kaluar në Tiranë. Gjatë takimit u nënshkruan 5 marrëveshjeve mes tri vendeve të kësaj nisme, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *