Vakanca/ SPAK merr hapin e radhës, ja çfarë njoftohet

SPAK ka shpallur këtë pasdite procedurën e konkurrimit për tetë vende vakante për Hetues në Sektorin e Hetimit Financiar.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Prokuroria e Posaçme pohon se këta hetues duhet të kenë përgjegjësi të kryejnë verifikime të mjeteve financiare dhe pasurive të personave nën hetim dhe të raportojnë rezultatet tek prokurorët e posaçëm kompetentë.

Ndërkohë, nevojitet që në momentin e aplikimit kandidatët të të japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe telekomunikimeve vetjake.
Preferohet që kandidatët të kenë një diplomë në drejtësi, në financë apo në fusha të tjera përkatëse, të lidhura me fushën e hetimeve financiare.

Si dhe afati i aplikimeve dhe dokumentacionit shoqërues përfundon më 12 maj 2022.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *