Skrapari si shtëpitë e barit në Londër/ SPAK “i bie në kokë”, jep pretencën për 22 efektivë policie e zyrtarë

SPAK ka dhënë pretencën ndaj të pandehurve të akuzuar për kultivimin e kanabisit në zonën e Skraparit.

Mësohet se lidhur me këtë çështje të pandehur janë marrë edhe efektivë të policisë si dhe disa zyrtarë lokalë të Skraparit.

Ndërkohë bëhet me dije se këta shtetas kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin duke favorizuar si dhe lejuar autorët të kryenin kultivimin e bimëve narkotike në zonat e Skraparit.

Për rrjedhojë SPAK ka kërkuar:

  • 15 vite për Arben Leklin,
  • 10 vite burg për Sefedin Dokaj
  • 2 vite burg për Alben Bendon
  • 12 vite burg për Fatjon Beshirin
  • 10 vite burg Anxhela Beshiri
  • 6 vite burg për Esmeraldi Kaposhi
  • 6 vite burg për Selfo Kaposhin
  • 6 vite burg për Zylyftar Zhurda
  • 6 vite burg për Ilia Ballo
  • 6 vite burg për Olger Dusho
  • 6 vite burg për Elson Dusho
  • 6 vite burg për Teki Dusho
  • 5 vite burg për Fuat Dusho
  • 1 vit burg për Enver Mucaj
  • 6 vite burg për Altin Sulën
  • 6 vite burg për Redian Shimi
  • 5 vite burg për Ilir Shimin
  • 2 vite burg për Astrit Duro
  • 2 vite burg për Bardhyl Çelën
  • 2 vite burg për Edmond Zotkaj
  • 2 vite burg për Fatos Lamaj

SPAK lëshoi 23 urdhër arreste më datë tetë janar të 2020 për persona të ndryshëm, mes tyre efektivë policie. 16 prej tyre u lanë në burg, 4 të tjerë në “arrest shtëpie” dhe 3 të tjerë në masën “detyrim paraqitjeje”. Një ditë më vonë GJKKO la në fuqi të gjitha masat e sigurisë për 16 të arrestuarit nga operacioni “Gjergova” në Skrapar. Përgjimet zbuluan se trafikantët lajmëroheshin për kontrolle nga vetë bashkëpunëtorët e tyre policë dhe zhduknin çdo rrënjë kanabisi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *