Ish-presidenti Bamir Topi dhe analisti Artur Zheji të ftuar në emisonin “Pikat mbi i”, diskutuan edhe për peticionin online ndaj ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Për ish-presidentin ky peticion konsiderohet një sulm i hapur, teksa theksoi se përfaqësuesi i SHBA në Tiranë ka një rëndësi të madhe.
Ndërsa sipas Zhejit, këtu është krijuar një precedent i panatyrshëm.
Pjesë nga biseda në studio:
Artur Zheji: Unë nuk do ata nënshkruaja një peticion të tillë. Njerëzit mund të duan të lobojnë të sqarojnë pozicionet e tyre, mund të kenë një dialog apo debat me vetë Departamentin Amerikan të Shtetit, por ambasadorja nuk është një person i shkëputur. Koha e zgjedhur më duket fare e papërshtatshme. Nuk mendoj se ndihmon në shëndoshjen e opozitarizmit në Shqipëri.
Bamir Topi: Diagnoza është e qartë, e konsideroj sulm madje sulm në mes të ditës, lidhur ngushtë me një konjukturë specifike politike në Shqipëri. Përfaqësuesi i SHBA në Tiranë ka rëndësi të jashtëzakonshme. Këtu jemi në kushtet të mungesës së një statusi fisnikërie, sjellja e institucionit të ambasadorit është në kontekstin e një marrëdhënie në një partner specifik strategjik. Sipas rastit diku tentojnë për të bërë një fotografi me presidentin e SHBA dhe nga ana tjetër e çojnë këtë sulm deri në fund. Unë e quaj një sulm të paprecedent. Sot jemi në kohën e teknologjisë dhe bëhet online.
Zheji: Kërkesa është një akt jo thjesht kritik, por i natyrës politike dhe këtu krijohet një precedent i panatyrshëm , pasi duket sikur Kim është kapur në flagrancë. Për ata që e kanë firmosur dhe nga ata që e ushqejnë këtë peticion zonja Kim është non-grata. Dukej sikur peticioni kishte nismëtarë… peticioni drejtohet për diku në këtë rast Departamentit Amerikan të Shtetit…Pra ka adresë dhe objekt, por nuk ka ende një autor publik.
Referuar komentit të kreut të Grupit të PS Taulant Balla, Zheji tha se sipas deklaratës së tij kjo nuk është një goditje ndaj Kim, por kthehet një boomerang ndaj opozitës.
Zheji: Doktor Berisha e ka burrërinë që nëse është ai autori, besoj e thotë që po e kam bërë unë, nuk është nga ata që hedh gurin dhe fsheh dorën.
Bamir Topi: Mendoj që është detyrim i atyre që merren me politikë që të deklarohen dhe të japin një opinion lidhur me këtë zhvillim që të gjithë e kanë kamufluar si një peticion pa autor. Nuk duhet të përzihen ujërat…Interesi publik ka nevojë që secili të shprehet.