Një 31-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pas një sherri me një të mitur në zonën e Sitisë në Kretë.
Sipas mediave të shtetit fqinj, ngjarja ka ndodhur pas mesnatës të së martës, ku sipas Policisë, i mituri dhe 31-vjeçare për shkaqe që ende nuk dihen janë përleshur.
17-vjeçari dyshohet se e ka shtyrë shqiptarin, i cili ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në rrugë, ku për pasojë ka marrë dëmtime në kokë.
Pas kësaj 31-vjeçari u transferua në spitalin e Pagnit duke iu nënshktuar një operacioni, ndërsa 17 vjeçari ra në prangat e policisë. /Priza.al