Policia e Bulqizës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme dy të rinjtë që ishin shpallur në kërkim, pasi pak ditë më parë ushtruan dhunë ndaj punonjësve të policisë rrugore duke i shkaktuar dëmtime në trup.
Në pranga ka rënë shtetasi A.S, 22 vjeç dhe A.D, 30 vjeç, të dy banues në Bulqizë.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, “lokalizuan vendndodhjen dhe në orët e vona të mbrëmjes kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim policor : A.S., 22 vjeç, dhe A.D., 30 vjeç, banues në Bulqizë”.
Kapja dhe ndalimi i tyre u bë pasi me datë 22.04.2022, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe shtetasin I.L ( i arrestuar ditën e ngjarjes), kundërshtuan me forcë dhe goditën punonjësit e policisë rrugore duke u shkaktuar dëmtime trupore, me qëllim që mos shoqërohej në Komisariat drejtuesi i automjetit.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme. /Priza.al