Problemet në futboll/ ‘Manchester City’ tërhiqet nga ‘Super League’, të njëjtën gjë po bën edhe ‘Chelsea’

Po sikur “Super League” të dështojë ende pa nisur? Ky skenar i bujshëm vjen në faqet e prestigjiozes “Times”, që minon siguritë e ideatorëve dhe themeluesve kryesorë të turneut, që ka tronditur nga themelet futbollin europian.

Duke qëndruar në atë që raporton e përditëshmja angleze, një prej gjashtë klubeve të “Premier League” po mendon seriozisht të tërhiqet nga projekti.

Ndërkohë “Manchester City” tërhiqet nga “Super League”, ndërkohë që “Chelsea” bëhet gati të bëjë të njëjtën gjë, vetëm dy ditë pasi kishin rënë dakord për të qenë pjesë e 6 skuadrave angleze që do të merrnin pjesë në këtë projekt.

Rreth 1000 tifozë të “Chelsea” kishin rrethuar hyrjen kryesore të “Stamford Bridge” para ndeshjes se skuadrës së tyre me Brighton që luhet tani.

Media prestigjioze “BBC” bën me dije se, skuadra londineze ka vendosur të largohet duke mos qenë pjesë e 12 klubeve themeluese. Lajmi pritet të bëhet zyrtar në orët në vijim.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *