Në luftë me ndërkombëtarët e OMN/ Shkarkohet kryeprokurorja, Imeraj: Vendimi në kundërshtim me ligjin! Kush e kërkon shkarkimin tim?

Pas vendimit të marrë nga KPA për kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imerajn, kjo e fundit ka bërë një prononcim për mediat.

Në fjalën e saj, Imeraj ka thënë, ky vendim është marrë mbi denoncime anonime dhe dokumenta të falsifikuara.

“Ajo çfarë Reforma në Drejtësi synon, është krijimi i një sistemi drejtësie të pavarur, pavarësisht presioneve nga ana politike, krimanale apo edhe ndërkombëtarët.

Jam munduar të prenzantoj jo për vete, por për të gjithë shqiptarët, akte dhe forma që dëshmojën që ky proces ka qenë i afektuar, duke nisur që nga dokumentet false të pasurisë.

Nëse aplikimi i Reformës në Drejtësi është të marrë për bazë akuza anonime, atëherë Elisabeta Imeraj duhet të shkarkohet.” tha Imeraj

Gjatë fjalës së saj Imeraj tha se në KPA ka drejtuar një pyetje “kush e dëshiron shkarkimin e Elisabeta Imeraj” duke ngritur kështu pikpyetje për vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Më tej ajo tha se ka zero pasuri në Shqipëri dhe jashtë saj dhe se çdo akt të dosjes që lidhet me element që kanë të bëjnë me figurën e prokurorit e ka treguar puna e saj në vite

Ajo që pretendohet nga reforma në drejtësi është që zëri i secilit palë të jetë i dëgjushëm, normalisht nuk e lidh këtë me situatën perdonale, në KPA jam drejtuar me pyetje konkrete “kush e dëshiron shkarkimin e Elisabeta Imeraj”, vetëm kjo pyetje nuk u dha, duke qenë se kjo cështjhe pati interes të shtuar të medias” , tha Elizabeta Imeraj.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.42/2021, datë 27.07.2021, që lidhet me ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 363, datë 01.04.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elizabeta Imeraj.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 363, datë 01.04.2021, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Elizabeta Imeraj.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 27.04.2022. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *