FOTO/ Dumani bashkëpunëtor i drejtësisë? SPAK zbulon si qëndron e vërteta

Paraditen e sotme në media u përhap lajmi se Nuredin Dumani ka pranuar statuisin e bashkëpunëtorit me drejtësinë duke ndezur shpresën se shumë ngjarje kriminale do të merrnin zgjidhje.

Por pak më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

Nëpërmjet një njoftimi për shyp SPAK shkruan: “Duke marrë shkas nga publikimet në media të lajmit se Dumani ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, informojmë opinionin publik se ky lajm nuk është i vërtetë.”


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *