Nga: EDI Oga
Amerika ishte shpresa e parë që kishim kur ndryshuam sistemin, 30 vite të shkuara. Sot që e gjithë Bota po trazohet keq, Amerika është shpresa e fundit dhe e vetme. Ndaj tendencat për nxitje të një “mosdashurie” ndaj Amerikës, më duken joproduktive deri edhe të rrezikshme.
Sigurisht që politika e jashtme e SHBA nuk ndikohet fare nga emocionet e gjallesave që popullojnë koren e tokës, kështu që këto bezdira, siklete, mospëlqime, ankesa, shkresa, peticione, firma… shërbejnë thjesht për të mbushur portalet me lajme të klikueshme.
Amerika të sjell ambasadorët që i duhen asaj, jo ata që u pëlqejnë gjallesave në atë territor ku ajo “sundon”! Ambasadorja Kim, është një e punësuar e shtetit të saj. Nëse ajo punon mirë, lartohet në detyrë. Nëse punon keq, e rrasin në ndonjë
zyrë arkivash derisa të dalë në pension. Për të kuptuar se si ka punuar zonja Kim në Shqipëri, duhet të presim e të shohim ku do të shkojë pasi të largohet, sepse zonja Kim një ditë do të largohet, kurse këto mortjet tona do t’i kemi gjithnjë mbi krye, se këta nuk ikin pa vdekur!