Vladimir Putin është zotuar të përdorë armë bërthamore kundër çdo vendi që guxon të “ndërhyjë” në luftën e Rusisë në Ukrainë. Ky ishte kërcënimi i tij më i fundit kundrejt Perëndimit.
Putin, duke ju drejtuar ligjvënësve në Shën Petërsburg sot, tha se përgjigjja e tij ndaj kujtdo që ‘’kërcënon’’ Rusinë do të jetë “rrufe, e shpejtë’’ dhe vdekjeprurëse.
“Nëse dikush synon të ndërhyjë në atë që po ndodh nga jashtë, ata duhet të dinë se kjo përbën një kërcënim strategjik të papranueshëm për Rusinë. Ata duhet ta dinë se përgjigja jonë ndaj kundërsulmeve do të jetë e shpejtë”, tha ai.
“Ne kemi të gjitha armët që na nevojiten për këtë. Askush tjetër nuk mund të mburret me këto armë. Ne do t’i përdorim ato.”
Megjithëse Putini nuk i përmendi drejtpërdrejt armët bërthamore, ai me siguri po i referohej raketës së re bërthamore Sarmat 2 të Rusisë, e cila u testua për herë të parë vetëm disa ditë më parë dhe që ai mburrej se nuk ngjan me asnjë armë tjetër në botë.
Putin e bërë këtë kërcënim para ligjvënësve, gjatë të cilit foli gjerësisht për “operacionin special ushtarak” në Ukrainë, duke premtuar edhe një herë se të gjitha objektivat do të realizohen.
Ai vlerësoi trupat ruse, të cilat tha se po luftonin “heroikisht” për të parandaluar një konflikt në shkallë të gjerë, shkruan Daily Mail.
Duke kundërshtuar ‘’fashistët’’ perëndimorë, ai shtoi: Për vite me radhë ata e kthyen Ukrainën tonë fqinje në një anti-Rusi.