Nata e Kadrit/ Festa e besimtarëve myslimanë: Më e mirë se një mijë muaj

Besimtarët myslimanë sipas kalendarit islamik festojnë sonte Natën e Kadrit që është nata më e bekuar dhe më e begatë.

Sipas fesë islame, Nata e Kadrit është nata në të cilën kanë zbritur ajetet e para të Kuranit dhe fillimi e shkrimit të librit të shenjtë.

Agjërimi në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj. Sipas klerikëve agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti.

Mendohet të jenë me mijëra, jo vetëm besimtarë myslimanë, ata që agjërojnë Natën e Kadrit më shumë se sa ata që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.

Kjo është një nga netët teke në dhjetë ditëshin e fundit të muajit Ramazan.

Besimtarët myslimanët besojnë se në këtë natë, Zoti i bekon të gjithë, i falë të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet, dhe se engjëjt zbresin në tokë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *