Berisha njofton datën, kreu i ri i PD-së do të zgjidhet në…

Teksa vëmendja kryesore do të jetë te zgjedhja e Presidentit të ri të vendit, një proces jo pak i rëndësishëm do të zhvillohet në PD.

DEKLARATA PËR MEDIAT E LIDERIT HISTORIK TË PD, SALI BERISHA PAS MBLEDHJES SË KOMISIONIT TË RITHEMELIMIT

Konkluzionet e mbledhjes ishin disa vendime shumë të rëndësishme. U diskutua gjerësisht për përbërjen e Këshillit Kombëtar, për të cilën Komisioni i Operacioneve Zgjedhore do t’ju informojë sapo të finalizohet lista. U vlerësua shumë përfundimi i procesit të zgjedhjeve në parti përveçse në dy degë për arsye teknike, i cili ishte një proces në tërësi shumë i mirë, me pjesëmarrje rreth 40 mijë anëtarë të PD. Komisioni do të jetë para jush nesër për t’ju informuar për të gjithë procesin dhe do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve.

U ra dakord gjithashtu që t’i propozohet Kuvendit data e zgjedhjes së kryetarit. Data që do t’i propozohet Kuvendit do të jetë data 21 ose 22 maj, në varësi nga e shtuna apo e diela, e majit. Cilido kandidat do të depozitojë pranë Komisionit të Operacioneve Zgjedhore i cili ka funksionuar në mënyrë të shkëlqyer dhe do të përcaktohen pastaj rregullat po nga Komisioni.

Pyetje: Zoti Berisha, kur do e shpallni kandidaturën tuaj për kryetar të PD?

Berisha: Besoj se pothuajse e kam shpallur por Kuvendi do të formalizojë datën dhe një nga ditët e ardhshme do ju ftoj.

Pyetje: Zgjedhjet për kryesinë e PD do jenë para zgjedhjes së kryetarit apo pas?

Berisha: Para, para. Kryesia e PD zgjidhet nga Këshilli Kombëtar, Këshilli Kombëtar zgjidhet nga Kuvendi, pastaj ai zgjedh kryesinë.

Nënkryetarët e Partisë Demokratike dhe Sekretarin e Përgjithshëm i zgjedh Këshilli Kombëtar me votë të fshehtë me dy kandidatura.

Pyetje: Sa i takon Këshillit Kombëtar, a do ketë një prezantim publik të listës që do i dërgohet Kuvendit dhe në këtë listë nga verifikimi që keni bërë a ka emra që rikthehen në PD, figura të rëndësishme që në 8 vitet e fundit janë larguar?

Berisha: Ka emra të tillë. Në këto lista është përshembull Arben Imami, Jozefina Topalli kthehet ex officio. Ka një ftesë në Kuvend për zonjën Bregu, edhe zoti Patozi, edhe Rudina Hajdari që u largua dhe u kthye. Të gjithë ata të cilët për një motiv a një tjetër u larguan janë të mirëpritur.

Pyetje: Po në dy degët ku ende nuk janë zhvilluar zgjedhjet, dega 12 në Tiranë dhe në Malësinë e Madhe?

Berisha: Delegatët janë zgjedhur mos gaboj. Nëse nuk janë zgjedhur, ato në 72 degë flasin. Vendimet për zgjedhjet në degë nuk i merr Komisioni i Rithemelimit, por statutor, Komisioni i Operacioneve Elektorale.

Pyetje: Pas datës 30 prill deri më 21 maj ku planifikohen zgjedhjet për kryetarin, kush do e drejtojë PD-në, Komisioni i Rithemelimit?

Berisha: Mendoj që Kuvendi do autorizojë Komisionin e Rithemelimit të funksionojë deri ditën e zgjedhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike. Pasi të zgjidhet kryesia e Partisë Demokratike pushon së ekzistuari Komisioni i Rithemelimit.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *