28 Prill/ Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

28 prilli shënon Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, si një fushatë ndërgjegjësimi me qëllim përqendrimin e vëmendjes ndërkombëtare mbi tendencat e reja. Psh., në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe rëndësinë e problemeve të lidhura me lëndimet, sëmundjet dhe vdekjet në mbarë botën.

Sakaq, në këtë ditë sindikata të ndryshme përkujtojnë dhe nderojnë kujtimin e shumë viktimave nga aksidente dhe sëmundjeve në punë.
Kjo ditë botërore vjen si një nevojë për të promovuar dhe krijuar një siguri globale parandaluese dhe të një kulture shëndetësore me përfshirjen e të gjithë aktorëve.

Kjo datë duhet të memorizohet shumë mirë në mendje, pasi shumë vende të botës autoritetet kombëtare, sindikatat, organizatat e sigurisë dhe të shëndetit në punë dhe punëdhënësit, organizojnë aktivitete të shumta të cilat ndihmojnë për të përfituar informacion si dhe të shërbejë si një lloj forme parandalimi kundrejt dëmtimeve të ndryshme që mund të marrim në punë.

Pasi, është e pamundur që të arrihet siguri absolute në punë. Por, është jashtëzakonisht e rëndësishme të parandalohet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *