Shkarkimi i Elisabeta Imeraj/ Trondit avokatja e njohur: Surpriza na presin, kam 10 pyetje dhe 2 akuza të forta ndaj Ramës

Avokatja Adriana Kalaja ka reaguar me akuza të ashpra pas shkarkimit të prokurores Elisabeta Imeraj nga KPA. Kalaja i shtron 10 pyetje kryeministrit Rama dhe personazheve të tjerë, lidhur me sistemin e drejtësisë.

“A ka marrë urdhër Edvin Rama nga një nga burgjet e Sigurisë së Lartë për të ndërhyrë në shkarkimin e prokurores Imeraj?”, shkruan ajo në rrjete sociale.

Postimi i plotë i Adriana Kalasë:

Disa pyetje publike për “dashnorët” e Reformës në Drejtësi:

A ka marrë urdhër Edvin Rama nga një nga burgjet e Sigurisë së Lartë për të ndërhyrë në shkarkimin e Prokurores Imeraj?

A e ka thirrur ky i fundit anëtaren e KPA Ina Ramën dhe i ka dhënë urdhër të shkarkojnë Prokuroren Imeraj?

Po Yuri Kim a ka bërë presion që Trupa e KPA’-së të “ushtrojë detyrën”?

Trupa e Gjyqtarëve ka hetuar se kush është Rrahim Shehu?

Çfarë lidhje ka kjo letër anonime me vëzhguesin e ONM-së Theo Jacobs?

Po Prokurorit të Durrësit, djalit të tezes së Etilda Gjonajt, a ju ofrua mos ankimimi i vendimit të KPK-së 2 me 1 vetëm që të mos zbardhë veprat penale të Jacobs?

Po letra e tre anëtarëve të KPK-së që denoncojnë për presion të Jacobs është hetuar?

Po shkarkimi me lista dhe në bashkëpunim me ndërkombëtarët nga KPK-ja a është hetuar?

A është hetuar presioni i Genta Bungos që bashkëpunon me subjektin që e ka kaluar në veting dhe që ka qënë relatore, kur thonte “një maloke më pak?

Po vetë Ina Rama, nën avujt e verës që kanë konsumuar mbrëmë në ambientet e KPA-së tek merrnin vendimin, ka ndikuar te vendimi që do marë Trupa e Gjyqtarëve të Prokurore Imerajt?

Ja këto përgjigje na jepni e lërini dërr dërret e “suksesit” të Reformës në Drejtësi.

Gojët e liga thonë se në Prokurorinë e Përgjithshme që drejtohet nga djali tezes së Ina Ramës është hapur shampanja.

Uroj të ketë qenë verë dhe shampanjë cilësore se, do i lërë për një kohë shuuuuuuuuumë të gjatë me dhimbje koke ata që shkarkojnë me urdhër dhe që festojnë për interesa personale.

Këtu do jemi e do shohim.

Surpriza na presin………

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *