Një 65 vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi ushtronte dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij.
Shtetasi me iniciale Ll.F., akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.
Sakaq, janë arrestuar nga policia edhe 3 persona të tjerë. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare bëjnë të ditur se mes të arrestuarve është edhe 20-vjeçari, pasi po drejtonte mjetin pa patentë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
DVP Vlorë
Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin A. H., 20 vjeç, banues në Orikum, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë u ndalua shtetasi V. B., 63 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Specialistët e Hetimit të Krimit referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin Ll. F., 65 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin H. B., 46 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshshme.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin K. B., 43 vjeç, banues në Sarandë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.