Kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat në lidhje me zgjedhjen e presidentit. Alibeaj bën me dije se ky proces nuk do jetë i ndikuar nga “Non grata”, si dhe PS nuk e ka legjitimitetin për të zgjedhur e vetme presidentin.
“Zgjedhja e presidentit test politik. Jam i mire ne aritmetik. 4 deputete e mazhorancës janë non grata nuk duhet te votojnë. Nuk duhet të jetë proces i ndikuar nga Non grata. Presidenti i ri nuk duhet te jetë mbi palët nuk është çështje numrash procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës.PS nuk e ka legjitimitetin për zgjedhjen e presidentit e vetme”, tha ai.