“Se kishe vizituar kurrë Butrintin” Margariti dhe Ina Zhupa përplasen në Kuvend: Më shiko Instagramin kur isha

Çështja e parkut të Butrintit është zhvendosur në Kuvend, ku ka pasur debate të forta midis ministres Margariti dhe deputetes demokrate Ina Zhupa.
Pas vendimit për dhënien e një kompanie private të Butrintit, Zhupa denoncoi se aty do të ndërtohen bare, restorante dhe teatro. Ndërsa ministrja Margariti akuzoi deputeten se nuk ka qenë asnjëherë në Butrint, ndërsa ka shtuar se menaxhimi i parkut do të sjellë shumë përfitime.

Ina Zhupa: E drejta e informimit ju është hequr juve dhe deputetëve. Butrinti do të jepet me koncesion. Pasuria kombëtare, trashëgimia kulturore, identiteti jonë kombëtar janë në rrezik për ti dhënë një fondacioni privat që ka 4 individ privat dhe ministren eKulturës. Shteti e lëshon Butrinit, i cili është siti arkeologjik i vendit, prodhon më shumë para, ka më shumë vizitorë. Deri tani në arkën e Butrintit janë 2 milionë dollarë që do i kalojnë fondacionit që do e marrë në menaxhim.
Në vitin 2018 kanë miratuar ligjin e trashegimisë kulturore për ti hapur rrugë dhënies me koncesion. Jepet gjithashtu për përfitim ekonomik dhe pse quhet organizatë jofitimprurëse, e drejta e informimit të cdo qytetari është të dijë se si kjo qeveri atë që jep cdo para, Butrintin e jep me koncesion dhe nuk provon modelin e ri me një monument që është lënë në harresë.
Lindita Nikolla: Do ju ndërpres fjalën nëse vijoni, përmbahuni rendit të ditës. Nuk po flisni për të drejtën e informimit.
Ina Zhupa: Për këtë po flas. E drejta ime si cdo deputete që kur kërkohet plani i biznesit të veprimit të mos më vijë një faqe e bardhë. Do i drejtohemi dhe komisionerit për infromimit për të marrë parasysh që nuk informohemi. Butrinti është biznes fitimprurës për një fondacion me qëllim që të pasurohet. A e dini që në Butrint do të ndërtohen restorante, bare, teatro dhe këtë mund t’jua faktoj me dokumente që kam arritur t’i siguroj.
Lindita Nikolla: Do ju ndërpres fjalën, fokusohuni në raport.
Ina Zhupa: Nga shiu ramë në breshër. Meqë nuk i lejuam të ndërtohet një bar, kanë menduar ta ndërtojë privati.  Mund të vendosë edhe bileta të tjera për aktivitete të tjera brenda Butrintit. Pra minierë ari për të kaluar të paktën 50 milionë euro në arkën e një fondacioni privat.
Elva Margariti: Një keqardhje dhe kompliment. Keqardhje se bën pyetje, ke marrë përgjigje dhe ende nuk kupton asgjë. Jemi ende në partinë e numrave të gabuar. Kompliment i madh, je regjisore e humbur. Jam shumë e keqardhur që vazhdojmë dhe kapemi tre ditë, të paktën të ndërrosh pyetjet. Fondacioni menaxhohet nga shteti shqiptar. Krijohet se Butrinti ka potencial.
Edmond Spaho: Të të vijë turp.
Lindita Nikolla: Uluni mos flisni nga vendi.
Elva Margariti: Shyqyr që shkove tani ta vizitoje dhe sërish nuk e kuptove. E keni parasysh ku është kulla veneciane? E keni parë ndonjëherë? Ato do të rijetëzohen. Kemi një protokoll bashkëpunimi që nuk keni dashur ta kuptoni.
Ina Zhupa: Shiko Instagramin tim se kur kam qenë në Butrint.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *