Plagosja në zyrën e PD-së, pranga autorit dhe dy bashkëpunëtorëve

Mbrëmjen e djeshme është arrestuar Ndriçim Jonuzi, autori i plagosjes në këmbë të sekretarit të degës së PD-së në Kavajë. 45-vjeçari akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ndërkohë, bashkëpunëtorët në konflikt Dorian Troplini, drejtor i policisë bashkiake dhe punonjësi Markel Shtylla, sipas policisë, akuzohen për “Moskallëzim krimi”.

Sekretari i Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni është shprehur para grupit hetimor se sherri ka nisur për parkimin e makinës.

“Jonuzi më ka ofenduar, u konfliktuam fillimisht fizikisht e pastaj ai nxori armën”, ka thënë Okshtuni për ngjarjen që ndodhi në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

Nga ana tjetër, autori i plagosjes, Ndriçim Jonuzi nënvizoi me anë të një video-mesazhi se nuk merret me politikë, por rasti në fjalë është përdorur për fushatë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *