“Jeni kope”, Bardhi: Thuaju këtyre të tjerëve, je me kartel

Kontrata për menaxhimin e Butrintit ka nxitur debate të ashpër sot në Kuvend. Kryeministri Edi Rama gjatë momentit kur po fliste nga foltorja ka hedhur akuza ndaj PD-së duke i thënë se nuk e dinin se çfarë po flasin. Sakaq, pasi kryeministri i akuzoi si “kope budallenjsh”, ka ardhur reagimi i Gazment Bardhi.

Debati:

Bardhi: Atë kopenë thuaj këtyre të tjerëve. Je me kartel.

Rama: Edhe këtë të kartelës e kam dëgjuar me ju.

Bardhi: Ai ka gjysmë ore që ofendon dhe ju e dëgjoni.

Rama: Ju flisni të gjithë të njëjta fjalë. Ju nuk i dalloni dot po qe se dalloheni vetëm nga fytyra. Budallëku në Kopen tuaj është sëmundje ngjitëse.

Bardhi: Ti i thua opozitës që je kope?!

Rama: Ky është një fakt që e vërteton e përditshmja juaj.

Rama: Nuk ka asnjë marrëveshje sekrete dhe se ca do bëhet me Butrintin e vendosim ne. Ne e kemi shpëtuar Butrintin. E kemi krijuar bordin e parë me fondacionin e Lordëve. Dhe njësoj si atëherë që nuk e di nëse kishte lindur zonja Zhupa që flet këtu./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *