Komisioneri i BE-së për zgjerimin Oliver Varhelyi, pas mbërritjes në Tiranë, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e organeve të Vetingut.
Nëpërmjet një reagimi zyrtar, ai bën me dije se është në mbështetje të plotë ndaj atyre dhe kërkon që të ndalen sulmet.
Ndonëse nuk ka ende asnjë sulm të deklaruar publikisht, kjo deklaratë e Komisionerit vjen në një moment kur integriteti i procesit të Vettingut ka rënë ndjeshëm.
Kujtojmë se dje janë bërë publike përgjimet se si ishte planifikuar shkarkimi i kryeprokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj në KPA, pas përplasjeve që ajo ka pasur me vëzhguesit ndërkombëtar.
Reagimi i Plotë:
“E nisa vizitën time në Shqipëri me një diskutim të mirë me institucionet e Vettingut. Rikonfirmoj mbështetjen e plotë dhe të fortë të BE-së ndaj tyre. Integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve është çelësi për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Sulmi ndaj organeve të vettingut dhe anëtarëve apo familjeve të tyre duhet të ndalet!”, shkruan Varhelyi në postimin e tij.