Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, e ndërsa nuk janë të paktat rastet kur denoncohen blerja e votës. Një shtetas turk dhe një shqiptar janë proceduar penalisht, pasi kanë marrë lekë për të siguruar vota në 25 prill.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, proceduan penalisht shtetasin turk A. B., 23 vjeç, banues në Vlorë dhe shtetasin J. M., 24 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi J. M., dyshohet se në kohë të ndryshme ka marrë një shumë lekësh nga shtetasi A. B., për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij, për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare 2021.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, dhe Prokurorisë së Posaçme SPAK Tiranë, për veprime të mëtejshme.