Një murgeshë 118 vjeçare e cila jeton në një shtëpi pleqsh në Francë, tashmë konsiderohet personi më i vjetër në botë, sipas Rekordeve Botërore Guinness.
Mësohet se motra Andre ka lundur më 11 shkurt 1904, si dhe është pagëzuar me emrin Lucile Randon. Ndërkohë pjesën më të madhe të jetës së saj ja ja dedikuar shërbimit fetar.
Motra André, jeton pranë qytetit francez të Toulon është mbijetuara më e vjetër në botë nga Covid-19.
Deklarata e Rekordeve Botërore të Guinness pohoi se ajo ka dalë pozitive për virusin në fillim të vitit 2021, por u shërua plotësisht brenda tre javësh, pikërisht në kohën e ditëlindjes së saj të 117-të.
Në një intervistë me kanalin televiziv francez RMC Story të martën, motra André pohoi se kishte “neveri” për t’u bërë personi më i vjetër i gjallë.
“Mendoj se do të isha më mirë në parajsë, por Zoti i mirë nuk më do ende”, tha ajo. Si dhe e konsideron këtë titull një “nder të trishtuar”.