Rashford, opsioni “C” për Barçën

Barça është e vendosur të forcojë sulmin e saj. Me Lewandowski si opsionin e parë dhe Haaland si i dytë, klubi culé ka më shumë emra në listën e tij të synuar në rast se asnjë nga këto dy operacione nuk realizohet.

Sipas Manchester Evening News, njëri prej tyre është Marcus Rashford. Sulmuesi 24-vjeçar nuk po kalon muajt e tij më të mirë te Manchester United dhe nuk ka arritur të vendoset në formacionin fillestar.

Për këtë arsye, anglezi rimendon të ardhmen e tij, megjithëse ardhja e Ten Hag, me të cilin do të duhet të ulet dhe të bisedojë, mund të ndryshojë gjithçka.

Sulmuesi përfundon kontratën e tij në vitin 2023 dhe, sipas informacioneve të lartpërmendura,PSG dhe Barça janë dy skuadrat më të interesuara për të./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *