Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Komisionin Evropian, Oliver Varhelyi ka nisur takimet në Tiranë.
Fillimisht ai ka shkuar në Qytetin Studenti ku po inspekton godina që janë në ndërtim e sipër.
Bëhet fjalë për konviktet që u rindërtuan pasi vendi u godit nga tërmete të fortë.
Bashkë me Varhelyin është edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. /Priza.al