Një i ri shqiptar , me precedentë penal dhe pa dokumenta në Itali është arrestuar nga policia e Bolognas, pasi u kap me 13 kg kokainë.
Sipas mediave vendase, pasditen e vonë të së martës 26 prill, një patrullë policie e angazhuar në një shërbim të kontrollit të trafikut rrugor ndaloi dhe kontrolloi një makinë të vogël të drejtuar nga 25-vjeçari shqiptar, i cili i ra në sy pasi kishte menjëherë një qëndrim shumë nervoz dhe evaziv.
Dhe ishte pikërisht gjendja e nervozizmit të pamotivuar që shtyu karabinierët për ta çuar në kazermë. Në përfundim të operacioneve të kërkimit të makinës, të kryer edhe me ndihmën e njësive të qenve, u gjet një zgavër e punuar me dorë poshtë sediljes së pasme të makinës. Brenda kishte 13 pako drejtkëndëshe kokainë, rreth një kilogram secila, të mbyllura dhe të paketuara me kujdes.
Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Bolonjës. Përveç kokainës, janë sekuestruar edhe dy telefona dhe 350 euro.