Një mjek turk që po lëvizte me një makinë me targa shqiptarë ka rënë pre e grabitjes mbrëmnjen e djeshme në Malishëve.
De persona që janë prezantuar si policë, e kanë ndalur në rrugë dhe kanë ushtruar kontroll në mjetin e tij, duke i marrë një çantë dore ku gjendeshin 50 mijë euro dhe një telefon celular.
Mjeku ka deklaruar se edhe pse personat ishin te armatosur nuk e kanë nxjerrë armën nga brezi.
Njoftimi i policisë së Kosovës:
Grabitet një person në autostradën “Ibrahim Rugova”
Gjakovë: 28.04.2022
Me datë 27.04.2022 rreth orës 20:55 ne Stacionin Policor-Malishevë është paraqitur tani viktima shtetas turk, drejtor i një poliklinike në Prishtinë, duke theksuar se rreth orës 18:00 me veturën e tij me tabela te Shqipërisë ishte duke qarkulluar në Autostradën ,,Ibrahim Rugova’’ nga drejtimi Prishtinës në drejtim të Prizrenit.
Të njëjtin në zonën e Malishevës e kanë ndaluar dy persona të moshës 30-35 vjeçare, që ishin me veturë dhe njëri ishte prezantuar si polic.
Të njëjtit kanë kontrolluar veturën dhe nga vendi ( nen ulëse) i kanë marrë një qantë dore qe brenda saj kishte rreth 40 – 50 mijë Euro para, një telefon IPHON dhe librezën e veturës.
Viktima deklaron se tek te dyshuarit kishte vërejtur se mbanin armë ne brez , por qe nuk i kishin nxjerr nga brezi.
Pas kryerjes se grabitjes te dyshuarit me veturën e tyre janë larguar ne drejtim të Prizrenit.
Hetimet në vijimësi