Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e 24 orëve të fundit të Covid-19 në vend. Pak ditë nga heqja e të gjitha masave anti-covid vihet re një rritje e rasteve të reja.
Ditën e sotme nga 1.132 testime, 71 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, ndërsa fatmirësisht vazhdojmë mos të kemi viktima.
Ndërkohë MSH vazhdon apelin e saj për qytetarët në lidhje me vaksinimin, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
Njoftimi:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1,132 testime, 73 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 27 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,132 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 73 qytetarë, në këto bashki:
30 në Tiranë, 19 në Fier, 5 në Himarë, 4 në Sarandë, 3 në Shkodër, Vlorë, 2 në Patos, 1 në Durrës, Rroskovec, Lushnje, Selenicë, Gjirokastër, Tepelenë, Kuçovë.
Janë 411 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,095 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (28 Prill 2022)
Raste të reja ditore 73
Të shëruar në 24 orë 27
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,132
Testime totale 1,804,298
Raste pozitive 275,002
Raste të shëruara 271,095
Raste Aktive 411
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 252
Fier 63
Vlorë 38
Korçë 12
Gjirokastër 12
Shkodër 9
Berat 7
Elbasan 7
Durrës 6
Kukës 4
Dibër 1