Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Milot – Rrëshen, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar 3 persona.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit, ndërsa ende nuk dihet gjendje e tyre shëndetësore.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se automjetet kanë rrëshqitur për shkak të baltës dhe inerteve të rëna në rrugë nga mjetet që marrin inerte në lumin Fan. /Priza.al