Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar në seancën e sotme plenare në lidhje me letrën e ish-këshilltarit holandez në Ministrinë e Drejtësisë Ton Daans për sistemin shëndetësor në Shqipëri.
Manastirliu theksoi se në 30 vite nuk ishte investuar në shëndetësi dhe në 8 vite nuk mund të ndodhte magjia.
“Kam dëgjuar një miks akuza shpifjesh. Nuk e di pse sa herë ju flisni dhe i mëshoni të pavërtetave kënaqeni me historinë e viktimave. Sa herë përmendni viktima ju qesh fytyra. Edhe ju e dini shumë mirë që i keni shifra të sajuara.
Ka reaguar spitali. Kur flitet me transparencë flitet me transparencë me fakte. Dua t’i referohem reagimit të mjekëve për kritikat që u është bërë në këtë letër të hapur. Nëse ju i lexoni këto reagime do gjeni elementët më të mirë shkencorë teknikë. Nëse 30 vite nuk ishte investuar në shëndetësi për 8 vite nuk ndodhte magjia. Fakti që nuk u gjunjëzuam nga pandemia do të thotë se disa puna i kemi bërë mirë.
Jam e bindur që qytetarët dinë të vlerësojnë dhe të bëjnë krahasime. Si sot ofrohet shërbimi shëndetësor. Ata që e kanë në dorë për ta ndryshuar janë ata që kanë marrë besimin me votë për ta ndryshuar”, deklaroi Manastirliu.