Abazoviç kreu i qeverisë së Malit të Zi, urime nga Basha e Meta

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar Dritan Abazoviçin për zgjedhjen në krye të qeverisë në Malin e Zi.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Basha shprehet se votëbesimi në Parlamentin malazez është një hap i rëndësishëm për rrugëtimin e vendit drejt BE-së.

LULZIM BASHA NË TWITTER

“Urimet më të përzemërta @DritanAbazovic për votëbesimin nga Parlamenti si Kryeministër i Malit te Zi. Ky është një hap i rëndësishëm për rrugëtimin evropian të Malit të Zi dhe moment historik historik për kombin shqiptar. Të priftë e mbara @DritanAbazovic!”

Po ashtu, presidenti Ilir Meta ka uruar Dritan Abazoviç.

Urime të përzemërta dhe shumë suksese z.Dritan Abazoviç për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryeministrit të Malit të Zi.

Shpresëplotë se marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të popujve tanë.

Progresi i Malit të Zi dhe avancimi në proceset integruese janë shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje, për të ardhmen e përbashkët europiane, si edhe për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë”, shkruan Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *