Guterres nga Ukraina: Lufta bërthamore nuk është opsion

“Lufta bërthamore nuk është opsion.” Kështu është shprehur në një intervistë për BBC Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres. Ai thotë se Kombet e Bashkuara nuk do të dorëzohen ndërsa shtoi se do paqen për Ukrainën, “në përputhje me kartën e OKB-së”.

Guterres thotë se “Ukraina ka nevojë dhe meriton angazhimin tonë të plotë dhe mbështetjen e plotë”.

Rusia vazhdon të paralajmërojë Perëndimin se po provokon një luftë prokure duke i ofruar Ukrainës pajisje ushtarake. Kurse, i pyetur për mundësinë e nisjes së një Lufte të Tretë Botërore, Guterres tha se mundësia për “luftë bërthamore është e paimagjinueshme”.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta bërë të pamundur,” shtoi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *