Dy shpërthime të mëdha janë raportuar mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin e Ukrainës. Mësohet se aty ndodhej edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, pasi vizitoi Kievin.
Sakaq, raketa goditi vetëm një orë pasi Antoinio Guterrs mbajti një konferencë për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Guterres dhe ekipi i tij janë të sigurt, tha zëdhënësi i tij Stéphane Dujarric për CBS News. Ai pohoi se delegacioni i OKB-së po takonte kryeministrin në zyrën e tij dhe nuk ishte në hotelin e goditur në atë moment.
“Unë jam sot në Kiev. Dy raketa kanë shpërthyer, u trondita kur u informova se dy raketa kishin shpërthyer në qytetin ku ndodhem. Pra, kjo është një luftë dramatike, dhe ne absolutisht duhet t’i japim fund kësaj lufte dhe duhet të kemi një zgjidhje për këtë luftë”, ”, tha Guterres për BBC News gjatë vizitës së tij.